Pandemia fut në hall Gjermaninë, masa të reja edhe për stadiumet

Gjermania po kalon një moment të vështirë prej pandemisë së COVID-19 dhe ditën e sotme janë caktuar masat e reja për ta luftuar.

Masat prekin edhe klubet e futbollit, pasi u lejohet të përdorin vetëm 50 % e kapacitetit të stadiumeve.

Për momentin lejohen maksimalisht 15 mijë tifozë, çka i prek klubet me stadiume me kapacitet me mbi 30 mijë ulëse.

Momentalisht do të zbatohet rregulli “2G”, që lejon në stadiume vetëm ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar plotësisht nga Covid-19.

Gjithashtu mund të aplikohet edhe “2G Plus” dhe tifozët do të duhet të tregojnë edhe testin negativ. Në stadiume tifozët do të jenë të detyruar të mbajnë sërish maska.

Këto masa priteshin në Gjermani dhe Borussia Dortmund i kishte anuluar biletat e shitura për ndeshjen kundër Bayern Munich, edhe pse shpresonin që të lejoheshin 26 mijë tifozë. Në stadiume të ndryshme do të luhet edhe pa tifozë, për shkak të vendimeve të qeverive federale. / oversport.tv