Panik në ajër për Gjermaninë, qetëson Federata: Lojtarët dhe stafi janë mirë

Tre ndeshje, tre fitore, golavarazhi 12-0. Nuk mund të debutonte më mirë se kaq në krye të skuadrës kombëtare gjermane, trajneri Hansi Flick. Gjithçka po shkonte më së miri, të paktën deri para udhëtimit të kthimit në shtëpi me avion të mërkurën në mbrëmje…

Pas fitores 4-0 përballë Islandës, kombëtarja gjermane mori avionin për t’u kthyer direkt në shtëpi. Fluturimi me Boing-un ishte planifikuar direkt nga Rejkiaviku për në Frankfurt. Avioni u ngrit në ajër, por një problem teknik e detyroi të bënte një ulje të detyruar në Edinburg.

“Jemi mirë. Po bëhet një kontroll në motorin e avionit”-kanë thënë drejtuesit e federatës gjermane pa dhënë ndonjë shpjegim të gjatë.

“Avioni tjetër është rrugës drejt Edinburgut, që të rikthejë në shtëpi delegacionin, skuadrën dhe trajnerin në Frankfurt”-ka saktësuar më pas federate gjermane e futbollit. /Oversport.tv