Paqe mes Milanit dhe Leaos? Agjenti i lojtarit bënë deklaratën e bujshme

Dëshira e Rafael Leao është që të vazhdojë aventurën e tij me Milanin. Këtë gjë e konfirmon vetë një prej agjentëve të lojtarit, Ted Dimvula. Ky i fundit ka folur për situatën ku ndodhet sulmuesi portugez duke mohuar çdo thashethem që ka qarkulluar në mediat ditët e fundit për një largim të mundshëm të Leaos.

“Kemi disa javë që po përpallemi me lajme të rreme në dëm të Rafael Leao. Këto lajme të rreme kanë vetëm një qëllim, të paralizojnë dialogun profesional që ne kemi me drejtuesit e Milanit për rinovimin e kontratë së Rafael”, u shpreh fillimisht Dimvula për Sky Sport.

Më pasi ai foli për klauzolën e refuzuar në kontratën e Leaos që sipas mediave është bërë shkak për ngrirjen e negociatave mes palëve. “Unë mohoj çdo gjë që lidhet me faktin se Leao dëshiron të ulë çmimin në klauzolën për një shitje të mundshme të tij.

Prioriteti i lojtarit nuk ka ndryshuar. Ai dëshiron të qëndrojë te Milani dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt rritjes që ka ardhur në këtë klub dhe në këtë qytet që e dashuron shumë. Për momentin jemi duke punuar të gjithë për të gjetur një zgjidhje që do të kënaqë të gjitha palët.” /oversport.tv