Paqe në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim sfida midis Skënderbeut dhe Tiranës. Ndeshja e luajtur në Korçë për javën e 10-të të Abissnet Superiore ka parë rrjetat të paprekura nga të dyja ekipet.

Ndeshja pati një rritëm të kënaqshëm me vendasit që e nisën takimin me një rast të rrezikshëm me Dwumfour, por pa mundur dot ta çojë topin brenda kuadratit. Të njëjtin rrezikshmëri pati edhe skuadra e Tiranës e cila iu afrua disa herë golit.

Pjesa e dytë pati edhe dy pretendime për 11-metërsh, por arbitri e pa të arsyeshme të mos akordonte asnjë prej tyre. Kështu, asnjë nga ekipet nuk ia doli dot të zhbllokojë rezultatin duke e mbyllur në barazim 0-0. Tirana ndërkohë, qëndron në vendin e parë me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e nëntë me 8 pikë. /oversport.tv

ABISSNET SUPERIORE – JAVA E 10-TË
SKËNDERBEU-TIRANA 0-0