Paqe në Liverpool-Manchester City, Bayern Munich turpërohet në shtëpi

Eshtë mbyllur në barazim sfida ndaj Liverpool dhe Manchester City me rezultatin 2-2, ndërsa në Gjermani, Bayern dështon në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë ishte poshtë pritshmërive të tifozëve pasi të dyja ekipet nuk u dhanë në fushën e lojës atë që mund të bëjnë më mirë. Ishte vetëm Manchester City ai që u përpoq të gjente rrugën e rrjetës ndërkohë që Liverpool nuk e goditi asnjëherë kuadratin e mbrojtur nga Ederson.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për djajtë që gjetën rrugën e rrjetës me Sadio Mane duke e çuar rezultatin në 1-0. Por gjithçka u barazpeshua kur Gabriel Jesus gjen të pamarkuar Phil Foden i cili shënoi golin e barazimit.

Ishte Salah ai që e kaloi përsëri në epërsi Liverpool me një aksion personal ku dribloi 3 lojtarë të qytetarëve për ta çuar rezultatin në 2-1. Përsëri Liverpool nuk mundi dot të mbante avantazhin pasi një goditje nga jashtë zone e De Bruyne, i ndihmuar edhe nga mbrojtësi i Liverpool, Joel Matip e çoi topin në rrjetë dhe rezultatin në tabelë 2-2.

Në ndeshjen midis Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt të mbyllur me rezultatin… ishte Leon Goretzka ai që hapi siparin e golave. Mirëpo pak minuta më vonë erdhi kundërpërgjigja e miqve që e kapi në befasi mbrojtjen e Bayern për të barazpeshuar gjithçka në 1-1.

Në pjesën e dytë loja foli kryesisht për Bayern Munich por ishte Frankfurt ai që shënoi. Në të vetmen goditje në portë në pjesën e dytë, Kostic kaloi miqtë në avantazh 2-1. Kështu ndeshja u mbyll në favor të Eintracht Frankfurt me Bayern që zhgënjen në shtëpinë e vetë.

Ndërkohë në ndeshjen e luajtur në drekë Union Berlin ka arritur një fitore në fushën e Mainz me rezultatin 2-1. Dygolëshi i Awoniyi mjaftoi për ekipin e Berlin të ktheheshin në shtëpi me pikë të plota. / oversport.tv


PREMIER LEAGUE – JAVA 7
Liverpool-Manchester City 2-2
Shënuesit:
Mane 59’, Salah 76’/ Foden 69’ De Bruyne 81’ 



BUNDESLIGA – JAVA 7
Bayern Munich-Eintracht Frankfurt 1-2
Shënuesit:
Goretzka 29’/ Hinteregger 32’ Kostic 83’

Mainz-Union Berlin 1-2
Shënuesit:
Ingvartsen 39’/ Awoniyi 69’,73’