Paqe në Mainz-Koln, Freiburgu pëson humbjen e dytë në kampionat

Është mbyllur java e 12-të e Bundesligës me sfidën Mainz-Koln që duhet të jenë të kënaqur me nga një pikë. Ekipet u ndalën në një barazim 1-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë me Burkardt, Mainz nuk mundi dot të ruaj avantazhin.

Ata u ndëshkuan në fillimin e pjesës së dytë nga Ozcan. Turko-gjermani fluturoi në zonë pas krosimit nga goditja e dënimit të Uth. Ai shënoi me kokë ku baraspeshoi gjithçka, si dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Në ndeshjen tjetër, humbja ndaj Bayernit duket se ka ndikuar në moralin e Freiburgut. Ata pësuan sot humbjen e dytë në kampionat, kundër Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-0. Ndeshjen e zhbllokoi Lindstrom ndërkohë që gjithçka u dyfishua nga serbi Filip Kostic. Megjithatë, Freiburg qëndron në vendin e tretë me 21 pikë.  /oversport.tv

BUNDESLIGA – JAVA E 12-TË
MAINZ-KOLN 1-1
Shënues:
Burkardt 41’ / Ozcan 47’

FREIBURG-EINTRACHT FRANKFURT 0-2
Shënues:
Lindstrom 34’, Kostic 43’