Sassuolo dhe Genoa kanë ndarë nga një pikë në javën e 20-të të Serie A. Ekipet u ndalën në një barazim 1-1, me djemtë e Dionisit që provuan deri në fund për tre pikët, por pa mundur dot të përmbysin rezultatin.
Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve. Ishte Mattia Destro ai që kaloi Genoan në avantazh që në minutat e para të takimit. Sulmuesi shënoi një super gol me thembër, duke e shtangur edhe portierin kundërshtar.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Sassuolo u rikthye në ndeshje dhe në minutën e 55 gjeti edhe golin e barazimit falë Domenico Berardit. Ai e gjeti veten të vetëm përballë portierit dhe nga shumë pranë portës nuk mund të falte.
Kështu, Sassuolo dhe Genoa ndajnë nga një pikë në javën e 20-të të Serie A, me Sassuolon që qëndron në vendin e 13 në kuotën e 25 pikëve. Nga ana tjetër, Genoa ka zbritur në vendin e parafundit, pas fitores së Cagliarit dhe tashmë është në kuotën e 12 pikëve.
SERIE A – Java 20
Sassuolo-Genoa 1-1
Shënues: Berardi 55’ / Destro 7’