Paraqiti certifikatë vaksinimi false, pezullohet për një vit trajneri gjerman

Nuk ka lehtësime për ata që shkelin rregullat dhe mundohen të bëjnë të zgjuarin. Federata e futbollit e Gjermanisë ka ndëshkuar me një vit pezullim teknikun Markus Anfang, sepse kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit për të vazhduar punën e tij si trajner.

Ish-trajneri i Werder Bremen ishte zbuluar në nëntor dhe u detyrua që të jepte dorëheqjen. Anfang u dënua edhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh, por iu dha mundësia që të ulte dënimin nëse do të paraqiste një certifikatë të saktë vaksinimi para qershorit.

Vetëm në këtë rast, ai mund ti rikthehet profesionit të tij me fillimin e sezonit të ri. / Oversport.tv