Paraqitjet e mira shpërblehen, Atalanta blindon “xhevahirin” e mbrojtjes

Pak ditë më parë Atalanta ka blinduar talentin Giorgio Scalvini, që bëri një sezon shumë të mirë dhe për rrjedhojë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Klubi zikaltër ka vendosur që të shpërblejë lojtarin për paraqitjet e mira me një përmirësim të kushteve të kontratës. Mbrojtësi italian do të ketë një rritje page dhe nga 200 mijë euro në sezon do të përfitojë 500 mijë euro.

Scalvini është shumë i kërkuar në merkato, pasi pëlqehet nga Inter, Napoli, Real Madrid, Liverpool, United dhe Manchester City, por akoma nuk ka ardhur një ofertë konkrete tek Atalanta, që e vlerëson kartonin e tij mbi 40 milionë euro. / Oversport.tv