Paraqitja zhgënjyese e Francës në Euro2020 po vazhdon edhe në kualifikueset e Botërorit 2022. “Gjelat” në vetëm katër ditë kanë marrë dy barazime radhazi kundër Bosnjes dhe Ukrainës.
Në lidhje me momentin e keq që po kalon Kombëtarja e Francës ka folur Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United ishte një pikë e fortë e Francës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2018, por ai beson se Franca nuk është më skuadra më e fortë në botë.
“Ka kaluar kohë e gjatë, që kur unë kam fituar një ndeshje me Francën. Më mungon, të gjithëve na mungon”, tha Pogba pas sfidës kundër Ukrainës.
“Ne nuk jemi më ekipi më i fortë në botë. Duhet të ndryshojmë gjithcka dhe të jemi më agresivë. Duhet të djersisim më shumë dhe të luajmë me më shumë dëshirë”, tha Pogba.
Edhe kapiteni i Francës, Hugo Lloris foli për situatën e Kombëtares së tij. “Euforia e Kupës së Botës 2018 ka mbaruar. Është e gjitha në dorën tonë për të rritur nivelin e lojës tone”, tha Lloris. / oversport.tv