Paratë nuk mungojnë, Ajax ka zgjedhur pasardhësin e brazilianit Antony

Ajax ka pranuar 100 milionë eurot e ofruar nga Manchester United për kartonin e sulmuesit brazilian Antony, që aktualisht ndodhet në Angli dhe në orët në vazhdim pritet të firmosë me klubin e tij të ri.

Milionat e arkëtuara e kthejnë klubin holandez, një nga protagonistët e mëdhenj të këtyre ditëve të fundit të merkatos verore.

Prioriteti i kampionëve të Holandës është gjetja e pasardhësit të brazilianit dhe sipas “Mundo Deportivo” i përzgjedhuri është Lucas Ocampos. Sulmuesi anësor pritet që të largohet nga Spanja së shpejti dhe Sevilla nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë. / Oversport.tv

Foto: AFC Ajax Facebook