Paratici: Përshtatja e Kulusevskit dhe Bentacurit ishte vërtet shumë e shpejtë

Fabio Paratici e quajti përshtatjen e Dejan Kulusevskit dhe Rodrigo Bentancur në Premier League “shumë, shumë të shpejtë” pas lëvizjes së tyre nga Juventus te Tottenham.

Dyshja u larguan nga bardhezinjtë në merkaton e janarit për të punuar me Antonio Conte në Londrën e Veriut. Duke folur në një konferencë për shtyp, Paratici diskutoi fillimisht për konkurrencën e Premier League.

“Premier League mendoj se është kampionati më i rëndësishëm në botë. Konkurrenca është shumë e lartë për trajnerët, lojtarët, klubet dhe drejtorët menaxhues, kështu që është vërtet konkurruese.

Pra, është një sfidë e madhe, por është një sfidë e bukur për secilin prej nesh që ka mundësinë për të qenë këtu dhe për të luftuar për t’u bërë më i mirë si profesionist dhe si person, pasi konkurrenca është e mirë për të gjithë ne.

KULUSEVSKI DHE BENTACUR- “Unë dhe Antonio, i njohim shumë mirë këta lojtarë, sepse unë kam qenë te Juve më parë dhe Antonio sepse ishte në Itali, kështu që ai i njeh shumë mirë lojtarët. E dimë që karakteri, mentaliteti dhe stili i këtyre lojtarëve do të ishte i duhuri për ne.

Përshtatja e tyre ishte vërtet shumë e shpejtë. Ky ishte lajmi më i mirë, sepse normalisht disa lojtarë kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur. Për t’u përshtatur me Premier Ligën, me Anglinë, me çfarëdo, kështu që për Rodrigo dhe Deki ishte shumë, shumë e shpejtë.”

ROMERO- “Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për ne, por unë mendoj se jo vetëm ai. Ai ka një ndikim të madh, por edhe mbrojtësit e tjerë, ata po punojnë shumë mirë për momentin.

Eric Dier është i mrekullueshëm, Ben Davies njësoj. Sanchez, Tanganga dhe Rodon, kur luajnë bëjnë mirë, kështu që ne kemi një grup shumë të mirë mbrojtësish, ndaj jemi të lumtur”. /oversport.tv

Foto: tottenhamhotspur.com