Partizani di të fitojë në miqësore

Partizani ka gjetur më në fund fitoren pas një fillim sezoni jo shumë poshtë pritshëmrive. Ekipi i Ilir Dajës u përball me Turbinën në një miqësore ku fituan me rezultatin 2-0.

Golat për “demat e kuq” u shënuan nga Kullaj dhe Marinaj duke i dhënë një fitore me rezultat të pastër. Ndeshja miqësore i shërbeu trajnerit Daja për t’i dhënë më shumë minutazh lojtarëve pas fillimit të dobët të sezonit.

Megjithatë, ai e shfrytëzoi këtë ndeshje për të provuar edhe disa lojtarë që nuk kanë patur mundësi të shumta këtë sezon. Një mundësi kjo që Kullaj dhe Marinaj e kanë shfrytëzuar më së miri. /oversport.tv

 

MIQËSORE – E MËRKURË, 7 TETOR
PARTIZANI-TURBINA 2-0
Shënues:
Kullaj 67’, Marinaj 88’

Partizani: A. Hoxha, Belica, Sota, Gligorov, Rrapaj, Murataj, H. Marku, Mala, Kardozo, Zhunior Filipoviç.  (U aktivizuan: Camara, Saliou, Zuna, Maguette, Lico, Kote, Kullaj, Selita, Lika, Marinaj, Hodo). Trajner: Ilir Daja