Partizani “e mbulon në ar” Ergys Kaçen, Tirana e sfidon hapur

Ergys Kaçe mund të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm futbollistik. Mesfushori, i cili ka qenë shpesh pjesë e kombëtares, është lojtar i lirë pas largimit nga Aris Selanik.

Sipas gazetës “Panorama Sport”, Kaçe ka marrë dy oferta nga klubet e kryeqytetit të vendit tonë, Partizani dhe Tirana.

Gazeta në fjalë raporton se klubi i kuq i ka ofruar mesfushorit 120 mijë euro në sezon. Një ofertë mjaft e mirë në aspektin financiar, që do e bënte Kaçen më të paguarin në Superiore.

Mesfushori me siguri që do t’i marrë në konsideratë këto oferta, nëse do të shohë se do të jetë e vështirë të nënshkruajë në Greqi apo në ndonjë kampionat më të fortë se i joni. / oversport.tv