Partizani fiton Ligën Unike në basketboll për femra, pasi ka mposhtur në finale Flamurtarin me rezultatin 72-61. Kjo sfidë, ashtu si gjithë turneu, është transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Kryeqytetasit dominojnë 2 periodat e para dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh 42-33. Partizani shkëputet akoma në periodën e tretë, të cilën e fiton 14-10. Reagimi I vajzave vlonjate ka qenë I vonuar. Flamurtari fiton periodën e fundit 18-16, por kjo nuk mjafton për të evituar humbjen.
Mathis me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë e finales. Partizani fiton për herë të parë Ligën Unike. Ndërkohë medaljen e bronztë e ka fituar Bashkimi, që ka mposhtur në finalen e vogël Prishtinën 68-63. / Oversport.tv