Partizani gjen sulmues, ish-bomberi i Skënderbeut stërvitet me “demat”

Partizani i ka bërë menjëherë një dhuratë në repartin e sulmit teknikut të ri, Giovanni Colella. Ditën e djeshme në stërvitjen e klubit të kuq ka zbritur në fushë edhe Alfred Mensah, që ndonëse nuk është zyrtarizuar akoma, duket se do të jetë blerja e radhës e kryeqytetasve.

23-vjeçari mbylli sezonin e kaluar me Skënderbeun dhe arriti të shënojë 9 gola në kampionat me fanellën e korçarëve.

Pritet që Mensah ti bashkohet Skukës në sulmin e kuq dhe drejtuesit shpresojnë që me këtë blerje të zgjidhen njëherë e mirë problematikat në repartin e avancuar. / Oversport.tv