Partizani godet në limite, “blindon” krahun e djathtë me Albion Markun

Godet Partizani. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Albion Marku, ka nënshkruar me “Demat” me formulën e huazimit.

Kryeqytetasit arritën marrëveshjen për ta huazuar mbrojtësin nga Lokomotiva Zagreb.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun. Mbrojtësi 20 vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb.

Marku rikthehet në kategorinë superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do ti bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21”, njofton Partizani. / oversport.tv