Partizani heroik, të kuqtë triumfojnë ndaj Erzenit me 10 lojtarë

Partizani-Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’, Da Silva 46’, Hoti 71’)

Partizani arrin të triumfojë ndaj Erzenit me 10 lojtaë që në sekondat e para të takimit me rezultatin bindës 3-0. Ky takim u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Demat” me këtë fitore ngjiten momentalisht në vendin e dytë të renditjes së “Abissnet Superiore” me pikë të barabarta me Tiranën. Erzeni mbetet në vendin e katërt të renditjes me 3 pikë larg Europës.

90+2’ Aliti kërkon të befasojë Partizanin me një goditje, por topi i tij nuk gjeti kuadratin

90’ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë

90’ Miqtë tentojnë portën e Partizanit, por topi devijohet në këndore

86’ Erzeni provon të dalë përpara, por topi largohet menjëherë nga mbrojtja kryeqytetase

78’ Ka nervozizëm mes lojtarëve pas një ndërhyrje të Kiqinas ndaj Massanga

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

71’ GOOOOOOOL! Engjëll Hoti shënon golin e tretë për Partizanin duke ngritur në peshë “Kompleksi Partizani”. Sulmuesi kosovar arrin të shfrytëzojë mjaft mirë një top që i vjen në këmbë duke dërguar shifrat në 3-0.

68’ Kahrimanovic provon portën e Partizanit nga një goditje dënimi në një pozicion të vështirë, por topi devijohet në këndorë

63’ Nonato provon të dalë përpara, por Menich e ndal pa problem sulmuesin brazilian

57’ Murataj provon një krosim nga një goditje dënimi, por topi largohet me kokë nga mbrojtja e Erzenit

51’ Erzeni flirton me golin me anë të Krasniqit me kokë, por tentativa  tij devijohet nga Rexhepi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

46’ GOOOOOOOL! Partizani dyfishon shifrat që në sekondat e para të pjesës së dytë me Da Silva. Braziliani shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme një top nga Mba duke e dërguar në fundin e rrjetës

46’ Starton pjesa e dytë e Partizani-Erzeni

Përfundon pjesa e parë në avantazh për vendasit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

45’ GOOOOOOOL! Partizani prish ekuilibrat me një supergol të Rrapaj pranë fundit të pjesës së parë. Një top i shërbyer mirë nga Da Silva prej një goditje dënimi, u shndërrua në një predhë prej Rrapaj

39’ Mundësi e artë për Partizanin me Mba, por tentativa e sulmuesit përfundoi jashtë

36’ Zuna filtron topin mjaft bukur në zonë për Da Silvan, por mbrojtja shijakase kupton skemën e të kuqve

32’ Vjen shkëndija e parë nga skuadra e Erzenit. Nonato lexon mirë një harkim dhe godet me kokë. Rexhepi është i vëmendshëm dhe neutralizon gjithçka

28′ Ekipet luajnë më shumë në mesin e fushës dhe provojnë vazhdimisht të gjejnë hapësirat e nevojshme drejt sulmit për të rrezikuar, por të dyja mbrojtjet janë vendosur mirë

21’ Minuta shumë të luftuara nga të dyja skuadrat. Megjithatë, mungojnë rastet e pastra përpara portës

14’ Hadroj përpiqet të dalë përpara me një super lëvizje dhe ka shansin të nis një aksion të rrezikshëm për Partizanin,  por gjyqtari anësor ndalon gjithçka dhe sinjalizon për një prekje me dorë

12’ Enck ka mbetur i dëmtuar në fushën e lojës

9’ Kryeqytetasit kërkojnë të dalin përpara me një krosim të Da Silvas, por topi nuk u mbërrit nga Mba

4’ Partizani mbetet me 10 lojtarë në fushën e lojës që në fillim. Maguette ndëshkohet me karton të kuq që në fillim të ndeshjes pas një ndërhyrje me takë ndaj kundërshtarit

1’ Starton sfida në “Kompleksi Partizani”

Partizani do të presë në kryeqytet Erzenin në një sfidë të vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”, takim i cili do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Demat e kuq” kërkojnë vazhdimësi pas fitores së parë për këtë vit, kësaj radhe kërkojnë të fitojnë ndaj Erzenit. Megjithatë, shijakasit kanë treguar se janë një kockë e fortë për çdo ekip të Superiores.

Formacionet zyrtare: