Partizani ndalet nga iranianët e Mazandaran, i zakonshmi Skuka shënon për të kuqtë

Partizani është mposhtur 3-1 në miqësoren e parë në tokën turke të luajtur përballë iranianëve të Nassaji Mazandaran.

Xhuliano Skuka ka barazuar avantazhin e përkohshëm të iranianëve në minutën e 81′ . Në testin e dytë miqësor të besuarit e trajnerit Giovanni Colella do të jenë të impenjuar ndaj ekipit turk Sivaspor në program më 2 dhjetor.

Kjo sfidë u transmetua live në kanalin “Partizani Channel” në platformën Tibo. / Oversport.tv