Partizani nuk ndalet në merkato, rrëmben edhe talentin e Skënderbeut

Partizani po tregohet shumë aktiv në merkato, duke përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Pasi kanë konfirmuar blerjen e Telushit dhe Hotit, të kuqtë e kryeqytetit janë shumë pranë zyrtarizimit të një tjetër lojtari.

23-vjeçari Uerdi Mara pritet që të jetë goditja e radhës në merkato e Partizanit. “Panorama Sport” shkruan se është arritur marrëveshja mes palëve dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Mara ishte një nga titullarët e Skënderbeut sezonin e kaluar, skuadër me të cilën u aktivizuar në 34 ndeshje sezonin e kaluar. / Oversport.tv