Partizani ka fituar me përmbysje 6-1 miqësoren përballë Luzit, që është luajtur në kompleksin “Partizani” dhe është transmetuar live në platformën Tibo në kanalin “Partizani Channel”.
Kryeqytetasit kanë aktivizuar shumë lojtarë të rinj në këtë takim, që nisi në disavantazh, pasi ishin kavajasit ata që kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë.
Partizani reagoi duke barazuar shifrat me Mba dhe përmbys gjithçka që në pjesën e parë me golin e Carës. Fraksioni i dytë i lojës është dominuar nga “demat”, që kanë arritur të shënojnë edhe 4 gola të tjerë në portën e Luzit. Sembene, Zekolli dhe Nako (2 gola) janë autorët e tjerë të golave të Partizanit. / Oversport.tv