Partizani prezanton Drejtorin Sportiv, presidenti Demi ka zgjedhur Elton Marinin

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Partizani njofton se do të jetë Elton Marini, Drejtori Sportiv i klubit kryeqytetas.

“Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998”, shkruhet në njoftimin e Partizanit. / Oversport.tv