Partizani prezanton fanellat e reja, “Demat” ndryshojnë sponsorin teknik

Partizani po vazhdon përgatitjet për sfidat e Conference League ndaj Saburtalos që mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo më 7 dhe 14 korrik.

Megjihatë, klubi kryeqytetas ka prezantuar edhe fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Ata kanë zyrtarizuar gjithashtu edhe bashkëpunimin e tyre me një tjetër sponsor teknik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhej se ekipi do të prezantohet me fanellat e reja duke nisur nga ndeshjet e Conference League.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

“FK Partizani me kënaqësi njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me “Macron”. Kompania e njohur e veshjeve sportive “Macron” do të jetë zyrtarisht sponsori i ri teknik i Partizanit, për sezonin e ri 2022-2023. Duke filluar nga përballjet e Europa Conference League ndaj FC Saburtalo skuadra do të prezantohet me uniformat e reja të firmës Macron”, shkruhej në postimin e Partizanit. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)