Partizani ka zyrtarizuar një tjetër afrim në skuadër. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin Remzifaik Selmanit i cili bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezőkövesd.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Selmani ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Demat” deri në vitin 2025.
Partizani publikoi edhe një video për prezantimin e lojtarit ku tregohej edhe numri që do të mbajë veshur në fanellë. Selmani ka zgjedhur pikërisht numrin e sulmuesit Xhuliano Skuka i cili u largua në këtë merkato dimërore nga Partizani për një transferim rekord drejt skuadrës së Metz.