Partizani shkëlqen në miqësore, “Demat” shkatërrojnë Luzin me shifrat 6-1

Partizani zhvilloi sot një ndeshje miqësore përballë Luzit përpara rifillimit të Abissnet Superiore. “Demat” e Giovanni Colella treguan një formë të mirë, të cilët shkatërruan miqtë me rezultatin e thellë 6-1.

Rezultatin e këtij takimi e zhbllokoi Mensah që në pjesën e parë. Për ta bërë edhe më të thjeshtë mendoi Engjëll Hoti që dyfishoi shifrat dhe dërgoi ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazh të dyfishtë.

Pjesa e dytë ishte akoma më e frikshme nga Partizani të cilët shënuan dy herë me Mensah dhe një herë tjetër me Hotin. Goditjen përfundimtare ndaj Luzit, e dha Zekolli me golin e gjashtë.

Paraqitja e sotme tregon me të vërtetë një Partizan të frikshëm për garën e mbetur në kampionatin shqiptar. “Demat” rikthehen në Abissnet Superiore më datë 13 janar, aty ku pret Vllazninë në Tiranë. /oversport.tv