Partizani zgjedh trajnerin e ri, ja kush do të marrë drejtimin e “Demave”

Pas largimit të Giovanni Colellas nga stoli i Partizanit, drejtuesit e “Demave” kanë zgjedhur edhe trajnerin e ri që do të marrë drejtimin për ndeshjet europiane dhe sezonin e ardhshëm. Në stol pritet të ulet një emër me peshë në arenën ndërkombëtare siç është Zoran Zekic.

Tekniku kroat do të ulet në krye të stolit të demave për të nisur një projekt fitues në vazhdimësi të titullit kampion. 49-vjeçari ka trajnuar më parë emra me peshë si Sheriff Tiraspoli me të cilën ka qenë dy herë në krye të stolit në dy periudha të ndryshme.

Ekipi i fundit që ka drejtuar Zekic është Slaven Belupo, me të cilin e mbylli sezonin në vendin e tetë. Gjitahshtu Zekic ka trajnuar edhe ekipe si Osijek, po në Kroaci, ndërsa në Hungari ka trajnuar Diosgyőr. /oversport.tv