Pas 968 javëve, Roger Federer del jashtë “Top 10” në renditjen ATP

Ishte e pashmagshme, në përfundim të turneut “Indian Wells”, mbreti Roger Federer do të dalë jashtë renditjes së 10 tenistëve më të mirë në Botës.

Në fatin e kampionit zvicerian ndikon edhe njëherë Hubert Hurkacz, që e mposhti në “Wimbledon” verën e kaluar. Polaku është kualifikuar për në 1/16 e finaleve të turneut kalifornian, duke zbritur kështu Federerin në pozicionin numër 11 në renditjen ATP, që do të publikohet të hënën e ardhshme, kur të mbarojë turneu “Indian Wells”.

Me 968 javë të qëndruara në “Top 10”, Roger Federer është tenisti mashkull që ka qëndruar më gjatë në majat e renditjes botërore. Në vend të dytë qëndron Rafael Nadal me 838 javë, por edhe ai është i destinuar të dalë jashtë dhjetëshes më të mirë shumë shpejt.

Në vend të tretë Connors me 818 javë, ndërsa Andre Agassi zë vendin e katërt me 747 javë. Numri një në renditjen botërore, Novak Djokovic renditet i pesti, me 703 javë në “Top 10”.

Mes lojtarëve në aktivitet, Andy Murray zë vendin e 11-të me 494 javë, ndërsa Martin Del Potro në vendin e 21-të me 30 javë. /Oversport.tv