Me ardhjen gati të sigurt të Joaquin Correa, sulmi i Interit është në rregull nga ana kualitative dhe e numrave. Por sipas mediave italiane, drejtuesit dhe stafi i Interit do të bëjnë disa vlerësime rreth gjëndjes së Alexis Sanchez, i kthyer dje në qëndrën e stërvitjes të Interit “Appiano Gentile”. Pra sipas lajmeve më të fundit, e ardhmja e kilianit nuk duket aq e sigurt tek klubi zikaltër dhe për këtë arsye nuk mund të përjashtohet një tentativë e Interit për të blerë sulmuesin e Sassuolos Scamacca.
