Pas golit që përcaktoi derbin e Torinos, Locatelli shënon edhe jashtë fushe

Një ditë për tu mbajtur mend ajo e Locatellit dje. Pas golit vendimtar të shënuar në derby ndaj Torinos që i dha fitoren Zonjës së Vjetër ai “shënoi” edhe një gol tjetër më vonë. Mesfushori i Juventus dhe kombëtares italiane i propozoi për martesë partneres së tij Thessa Lacovich.

23 vjeçarja me orgjinë nga Kosta Rika i tha po propozimit të Locatellit duke i plotësuar kështu “dopietën” e natës mesfushorit. Ajo postoi edhe një foto në rrjetet sociale pas propozimit ku kishte shkruajtur: “Po me gjithë zemër”.