Pas lamtumirës nga Milani, Maldini mund të nis një projekt të ri në Arabinë Saudite

Arabia Saudite nuk po kërkon vetëm lojtarë të nivelit të lartë, por po synon edhe drejtues të rëndësishëm për të fituar një vend në radhë të parë në botën e futbollit.

Sipas “AlkassChannel”, pas largimit nga Milani, Paolo Maldini është një nga emrat e parë në listë për tu bërë drejtori sportiv i Al-Ahly sezonin e ardhshëm.

Ka pasur disa takime mes drejtuesve të klubit dhe italianit për të negociuar këtë pozicion. Kujtojmë që pak ditë më parë drejtuesit e Al-Ahly i ofruan stolin e skuadrës José Mourinhos, por portugezi refuzoi. / Oversport.tv