Pas shitjes së Kulusevskit dhe Bentacurit te Tottenham, drejtuesit e Juventusit po mundohen të përforcojnë mësfushën e Allegrit.
Bardhezinjtë kanë mbyllur me sukses tratativën me Denis Zakaria. Është arritur marrëveshja me lojtarin zvicerian dhe me Borussia M’Gladbach.
Klubi gjerman do të përfitojë 5 milion euro dhe 3 të tjerë në formë bonus. Mesfushori do të vijë sot në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë deri në vitin 2026. /oversport.tv