Pas Redon Dragoshit Kukësi rinovon edhe kontratën me kapitenin

Pas Redon Dragoshit, Kukësi rinovon kontratën edhe me një tjetër lojtar të rëndësishëm të ekipit. Bëhet fjalë për kapitenin Gjelbrim Taipi i cili ka rinvouar edhe për dy sezone me verilindorët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate në rrjetet sociale.

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me kapitenin Gjelbrim Taipi për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera. Mesfushori nga Tërnoci, ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2024, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Taipi u bashkua me Kukësin në sezonin 2020-2021 duke qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm në ekip dhe njëkohësisht duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Klubi i Kukësit i uron suksese kapitenit Gjelbrim Taipi.” /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)