Pas shiut del dielli për Allegrin, dy dëmtimet kthehen në stërvitje

Lajme të mira vijnë në kampin e Juventusit. Paul Pogba dhe Dusan Vlahovic kane filluar stërvitjen me bashkëlojtarët e tyre, duke i lënë përshtypje të mira teknikut Massimiliano Allegri.

Megjithatë nuk ka ende një datë të saktë se kur mund të rikthehen në fushë për Juventusin, Pogba dhe Vlahovic. Siç raporton dhe “Sportmediaset”, Allegrit nuk do t’i duhet të presë dhe shumë pasi lojtarët do të nxitojnë për t’u rikthyer në fushë për të bërë diferencën te Juventusi.

Paraqitja e fundit e Dusan Vlahovic me bardhezinjtë, daton më 25 tetor në të cilën italianët humbën ndaj Benficës me shifrat 4-3. Ndërsa Pogba është ende në pritje sepse nuk e ka bërë debutimin e dytë me fanellën bardhezi. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook