Pas suksesit në “San Siro”, skuadra Oversport sjell emocione dhe risi nga stadiumi “Allianz”

Kryendeshja e kësaj jave, përballja mes dy rivalëve të vjetër që kanë shkruar historinë e kampionatit italian të futbollit, sfida e të dielës në mbrëmje Juventus-Milan, do të sjellë emocione të mëdha për shikuesit e Oversport.

Pas suksesit në “San Siro” në ndeshjen Milan-Lazio, skuadra e Oversport do të zbarkojë në Torino, në stadiumin “Allianz”, që të sjellë emocione unike dhe intervista ekskluzive për shikuesit.

Supersfida Juventus-Milan do të komentohet Live nga stadiumi nga Alban Xhihani. Stili unik, emocionet live dhe një koment shumë profesional për shikuesit e Oversport. Florian Myrtaj do të bëjë analizat tekniko-taktike të dy skuadrave. Nuk do të mungojnë as intervistat ekskluzive dhe origjinale të bukuroshes Cindy Marina nga fusha e blertë.

Spektakli që do të ofrojë përballja Juventus-Milan është i garantuar, po ashtu është i garantuar një transmetim plot risi e surpriza nga skuadra e Oversport.