Ndeshja e kampionatit francez midis Nices dhe Marseille, e cila u ndërpre në 22 gusht për shkak të sherrit të madh midis tifozëve, lojtarëve dhe stafeve teknike do të riluhet. Komisioni i disiplinës ka vendosur të dënojë skuadrën e Nices duke i hequr dy pikë në klasifikimin e përgjithshëm.
Ndërsa përgatitësi atletik i Marseille, Pablo Fernandez, i cili goditi një tifoz të ekipit kundërshtar u skualifikua deri në 30 Qershor 2022.
Dy ndeshje skualifikim u dhanë dhe për mbrojtësin e Marseille, Alvarez dhe një ndeshje për Payet, i cili u godit nga një shishe e hedhur nga tifozët e Nices. Kjo ndeshje do të riluhet pa tifozë në një fushë neutral. /Oversport.tv