Pas Venezias në Australi! Nani firmos me Melbourne Victory

Pas një eksperience të shkurtër te Venezia në Serie A, ku nuk arriti që të tregojë më të mirën e tij, Nani transferohet në Australi.

Portugezi është tashmë zyrtarisht një lojtar i Melbourne Victory. 35-vjeçari ka firmosur për një vit me klubin australian.

“Jam entuziast që do të luaj në A-League dhe mezi pres që të përballem me sfida të reja. Nga ajo që shoh tifozët në Melburn janë më të mirët e kampionatit, madje mund të sfidojnë edhe tifozeritë europiane”, ka thënë Nani. / Oversport.tv

Foto: Melbourne Victory Twitter