Revista “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve që kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë në karrierën e tyre.
Nuk janë të shumtë atletët që kanë kaluar këtë shifër të majme. Në vend të 6-të qëndron boksieri Floyd Mayweather, që ka fituar 1.08 miliard në karrierë.
Tenisti Roger Federer, që vetëm pak kohë më parë njoftoi tërheqjen si profesionist, ka fituar 1.09 miliardë dollarë gjatë karrierës së tij.
Lionel Messi zë vendin e 4-t në këtë renditje të veçantë me 1.15 miliardë. Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron LeBron James me 1.16 miliardë, ndërsa Cristiano Ronaldo zë vendin e dytë me 1.24 miliardë të fituara.
Vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në këtë klasifikim golfisti Tiger Woods me 1.72 miliardë të fituara në karrierë. / Oversport.tv