Pastore ofendon gjyqtarin dhe merr karton të kuq, rrezikon 11 javë skualifikim

Barcelona është e pandalshme në Laliga. Skuadra e Xavit ka marrë rezultatin e dhjetë pozitiv radhazi në kampionat, duke mposhtur me përmbysje 2-1 Elchen.

Ka qenë një ndeshje e mbushur me emocione: katalanasit pësuan gol në pjesën e parë dhe përmbysën gjithçka në pjesën e dytë falë golave të Ferran Torres dhe Depay (me penallti).

Në fund të sfidës, vendasit pretendojnë një penallti që gjyqtari Hernandez Hernandez nuk e ka parë. Pankina e Elches u nervozua shumë dhe ish-lojtari i Romës, Javier Pastore u ndëshkua me karton të kuq.

Argjentinasi rrezikon një skualifikim të madh, sepse siç lexohet në raportin e gjyqtarit, e ka ofenduar rëndë atë. Pastore rrezikon që të dënohet nga 4 deri në 11 ndeshje. / Oversport.tv

Foto: Elche Club de Fútbol Twitter