Rafa Benitez është shkarkuar nga Everton pas humbjes kundër Norwich dhe tashmë anglezët duhet të gjejnë një tjetër trajner.
Dy emrat që po lakohen si kandidaturat kryesore janë trajnerë që e kanë drejtuar më parë skuadrën e Everton.
Njëri është Roberto Martinez, i cili pas tre sezonesh në krye të Everton mori drejtimin e Belgjikës në vitin 2016.
Emri tjetër është Duncan Ferguson, një ish-lojtar i anglezëve dhe trajner i përkohshëm i tyre në vitin 2019. / oversport.tv