Pato: Një sukses kundër Interit, do shtonte energjitë në garën për titull

“Derbi i Milanos është zemra e qytetit që ka kulturë, ka modë, ka gjithçka. Megjithatë kur luhet derbi gjithçka në qytet ndalet”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

“Sot do të jetë një ndeshje e vështirë dhe “djallit” nuk i lejohen gabime. Mungojnë edhe pak javë nga përfundimi i kampionatit dhe kuqezinjtë mund të fitojnë titullin këtë sezon. Nëse do të mposhtë rivalët historik në Kupën e Italisë skuadra do të fitojë energji të tjera.

Giroud është shumë i fortë, ndërsa Leao duhet të japë akoma më shumë. Nuk mund të bësh parashikime, sepse sfidat kundër Interit janë gjithmonë të paparashikueshme”, ka thënë mes të tjerash braziliani që aktualisht luan me Orlando City në MLS. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Facebook