Pato qëndron në MLS, firmos edhe për një vit me Orlando City

Pas një viti të parë të kaluar kryesisht jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimeve (vetëm 5 paraqitje dhe asnjë gol i shënuar), Alexandre Pato kërkon që të tregojë vlerat e veta në MLS.

Ish-sulmuesi i Milanit ka vendosur që të qëndrojë në kampionatin amerikan të futbollit, pasi ka firmosur një kontratë të re 1-vjeçare me Orlando City.

Flitej se klubi nga Florida nuk do ti ofronte rinovimin 32-vjeçarit brazilian, por duket se palët kanë gjetur marrëveshjen dhe tashmë Pato do të luajë edhe për një sezon në MLS. / Oversport.tv