Një vizitë në Arabinë Saudite ka bërë që për Paul Pogba të nisin menjëherë thashethemet e merkatos me sfond skuadrat e sheikëve. Një foto e postuar në rrjetet sociale e më pas një vizitë pikërisht në qendrën stërvitore të skuadrës së Al Ittihad, menjëherë ka krijuar tymnajën e një transferimi të mundshëm të mesfushorit francez në arabi.
Mediat franceze kanë bërë me dije se pikërisht Al Ittihad ka ofruar 100 milionë euro në total dhe një kontratë tre vjeçare për Pogba.
Madje Pogba, në rrjetet sociale është përgjigjur ndaj komentuesve që e pyesnin për transferimin tek Al Ittihad duke thënë: “Sot jo, në të ardhmen ku i dihet”.
Pogba kaloi vitin e fundit një situatë të vështirë me dëmtime të shumta që e lanë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës dhe tanimë me ardhjen e drejtorit sportiv Giuntoli, mbetet për t’u parë edhe strategjia e bardhezinjve nëse francezi do të jetë pjesë e projektit, apo mund të jetë lojtari për të cilin Juventus është gati për ta sakrifikuar për të vijuar më pas me emrat në hyrje, ku në krye të listës është mesfushori serb, Milinkovic-Savic, por edhe ky i fundit ështu shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite. /oversport.tv
Foto: Juventus, Facebook