Dygolëshi në Champions, Dybala parakalon dy legjenda dhe feston si Platini

Paulo Dybala e kishte barazuar më parë legjendën e Juventusit, Michel Platini, ndërsa sonte e ka parakaluar në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e bardhezinjve.

Kapiteni ishte përgatitur për këtë, pasi e festoi golin kundër Zenit sikurse Platini kishte bërë në vitin 1985 në shenjë proteste. Këtë herë Dybala nuk e bëri me atë arsye, por për ta nderuar francezin.

Argjentinasi tani numëron 106 gola, dy më shumë se Platini dhe ka barazuar e parakaluar John Charles (105 gola), duke iu afruar dhjetëshes me më shumë gola në historinë e Juventusit.

Roberto Baggio numëron 115 gola, në 200 ndeshje, dhe Dybala i ka të gjitha mundësitë ta kapë e ta kalojë. / oversport.tv