Pavard i shkel syrin Milanit: Më pëlqen të luaj me Olivier Giroud

Benjamin Pavard jep një sinjal për Milanin. Mbrojtësi i Bayern Munich foli në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport” ku nuk e fshehu dëshirën që ka për t’u transferuar në një tjetër ekip dhe pse jo në Serie A.

“Luaj në Gjermani prej 7 vitesh. Me Bayernin kam fituar gjithçka. Unë luaj gjithmonë për të fituar dhe jam i gatshëm të vlerësojë projekte të reja interesante, por gjithmonë si mbrojtës qendre”.

Një ekip ku Pavard mund të transferohet është edhe Milani, aty ku miku i tij francez Olivier Giroud aktivizohet. “Olivier më thotë gjithmonë se Italia është një vend ku jetohet 100% për futbollin.

Më ka folur për magjinë e derbit dhe festën e madhe që tifozët bënë për titullin kampion. Më pëlqen shumë të luaj me atë edhe pse e kam një mik të mirë. Të shohim.” /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Facebook