Pavarësisht startit zhgënjyes, Galliani konfirmon teknikun Stroppa

Monza ishte një nga klubet më aktive në merkaton e verës, duke afruar në skuadër shumë lojtarë për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në debutimin historik në Serie A.

Por në këto pesë javë të para të kampionatit, debutuesit kanë pësuar po aq humbje dhe janë skuadra e vetme që nuk ka provuar akoma shijen e pikëve këtë sezon.

Pavarësisht rezultateve zhgënjyese, administratori i deleguar Adriano Galliani ka rikonfirmuar besimin që klubi ka për teknikun Giovanni Stroppa.

“Vazhdojmë punën, vetëm duke punuar kalohen vështirësitë. Jemi përballur me skuadrat që kryesojnë kampionatin, nuk duhet të harrojmë këtë gjë. Skuadra po jep sinjale rritjeje”, ka thënë drejtuesi i Monzas për “ANSA”. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter