Pazar te Milani dhe Juventusi, zhvillimet e fundit të merkatos te Lazio

Lazio është në kërkim të përforcimeve dhe ditën e sotme presidenti Claudio Lotito ka pasur një takim me menaxherin e Alessio Romagnoli dhe Patric, Enzo Raiola-n.

Mbrojtësi i Milanit do të largohet si lojtar i lirë nga kuqezinjtë dhe nga Italia raportohet se oferta e re për Romagnolin ka qenë më e lartë dhe ka optimizëm për kalimin te Lazio.

Afrimi i tij nuk do të mbyllë pistën tjetër të kryeqytetasve, shkëmbimin e Acerbit me Ruganin. / oversport.tv