Pazzini: Interi është për titull dhe po humbi derbin, kampionati është i gjatë

Diferenca prej 7 pikësh midis Milanit kryesues dhe Interit të vendit të tretë duke si një hapësirë e madhe. Akoma më problematike do të dukej në rast se Milani do të fitonte dhe do të thellonte edhe më shumë diferencën në 10 pikë.

Megjithatë, një diferencë e tillë nuk e shqetëson ish-sulmuesin e të dyja ekipeve Giampaolo Pazzini. Ai dha si shembull periudhën kur ishte një sulmues i Interit dhe në vitin 2011, zikaltërit rikuperuan plot 13 pikë nga Milani kryesues.

“Ne besuam se mund të arrinim Milanin. Fryma dhe mentaliteti i asaj skuadre ishte fitues. U përpoqëm deri në fund, pastaj humbëm derbin. Nëse Milani do të fitonte dhjetë pikë, do të ishte një diferencë e madhe, por kampionati është i gjatë. Gjithçka do të ishte ende në rrezik”. /oversport.tv