Pedri fiton çmimin “Golden Boy”, talenti i Barcelonës lë pas Bellingham

Pedri ka fituar çmimin “Golden Boy” për vitin 2021. Mesfushori i Barcelonës ka marrë kështu çmimin më të lartë për lojtarët europianë që janë nën moshën 21 vjeç.

Pedri ka marrë kështu dhuratën më të mirë në prag të ditëlindjes së tij të 19-të. Çmimi prestigjioz që ndahet me votat e 40 gazetarëve ndërkombëtarë të futbollit ka parë atë si talentin më të madh të vitit 2021.

Ai la pas yllin e Borussia Dortmund Jude Bellingham i cili u rendit i dyti. Mesfushori zhvilloi plot 73 ndeshje në sezonin e kaluar. Më parë ky çmim është fituar nga Joao Felix, Erling Haaland apo Kylian Mbappe. /oversport.tv