Me golin e shënuar kundër Romës me fanellën e Lazios në derbin e djeshëm, Pedro (që kishte festur një gol edhe në krahun tjetër të derbit) ka hyrë në historinë e kësaj sfide mes dy skuadrave të kryeqytetit, duke u bërë lojtari i tretë që shënon me të dyja skuadrat në ndeshjen derbi.
Përpara tij këtë gjë e ka arritur Aleksandar Kolarov, që i shënoi dy gola Lazios me fanellën e Romës në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa më parë u kishte shënuar verdhekuqve me fanellën e Lazios në vitin 2009.
Lojtari i tretë që ka arritur këtë statistikë është Arne Selmosson, i pari që ka shënuar me të dyja skuadrat në ndeshjet derbi. Suedezi ka qënë pjesë e Lazios në vitet 1955-1958 dhe më pas pjesë e skuadrës verdhekuqe nga 1958-1961. /Oversport.tv