Pedro i ka objektivat të qarta: Dua të fitoj një titull në Itali

Pedro i ka objektivat e qarta. Sulmuesi spanjoll i Lazios kërkon të fitojë të paktën një titull në Itali. Këtë gjë e ka pranuar vetë sulmuesi në një intervistë.

Ai u ndal për mikrofonat e DAZN përpara ndeshjes kundër Cagliarit. Spanjolli tha ndër të tjera se nuk është në formën e tij më të mirë, por po stërvitet shumë. Ndërkohë që objektivi i tij është fitimi i një titulli.

“Jam mirë, nuk jam në gjendjen time më të mirë, por po stërvitem mirë. Dua të bëj më të mirën që mundem për ekipin. Do të doja shumë të fitoja një titull në Itali, për këtë punoj çdo ditë dhe nuk është e pamundur”. /oversport.tv